Profili 

  • IDRAMEDIA është Njësia e Inteligjencës Mediatike dhe e Monitorimit pranë IDRA Research & Consulting, lider në fushën e kërkimeve të tregut dhe opinionit publik në Shqipëri dhe Kosovë falë sigurimit të standarteve, rezultateve domethënëse dhe profesionalizmit.
  • IDRAMEDIA përfshin një gamë të gjerë të mediave dhe mediumeve në monitorim, duke avancuar në krijimin e zgjidhjeve të ndryshme teknike, që u vijnë në ndihmë klientëve të saj. Aktualisht në Shqipëri, IDRAMEDIA monitoron në mënyrë konstante dhe të pandërprerë rreth 36 kanale televizive, 18 gazeta/revista, 12 kanale radio, më shumë se 23 portale dhe faqe internet, si dhe një mbulim të gjerë të reklamave “out-of-home”.
  • Vlera e shtuar e shërbimeve të IDRAMEDIA konsiston jo vetëm në monitorimin dhe gjenerimin e të dhënave, por edhe në përpunimin e tyre për përmirësimin e strategjive të marketingut për klientët e saj, adaptimin dhe efektivitetin e planeve të tyre në  marrëdhenie me publikun. Në Kosovë IDRAMEDIA regjistron dhe monitoron pa ndërpreje 6 kanale TV, të gjithë median e shkruar (gazeta e revista) dhe mbi 15 faqe interneti dhe portale.
  • Si njësi e IDRA Research & Consulting, lider në fushën e kërkimeve të tregut me experiencë mbi 10 vjecare, IDRAMEDIA është anëtare e ESOMAR dhe aplikon standarte ndërkombëtare në punën e saj. Klientët tanë primarë janë kompani dhe agjensi të përfaqësuara ndërkombëtarisht, të cilat e njohin vlerën e të dhënave dhe kërkojnë me ngulm cilësi të lartë të shërbimeve.
  • Klientët e IDRAMEDIA në Shqipëri janë: Vodafone, ALBtelecom & Eagle Mobile, Coca-Cola, Raiffeisen Bank. Në Kosovë: Henkel, Danone, SC Johnson, Nivea, si dhe agjensi publicitare dhe PR si Optimum Media pjesë e Le Spot Group, McCann Erickson, New Moment, Direct Media, Media Union, V+O, Publix etj.
  • IDRAMEDIA është një partner i denjë për klientët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, të cilët kërkojnë standarte te larta profesionalizmi e eficence në ndihmë të përmirësimit të strategjive dhe aktivitetit të tyre mediatik.

“Të jemi ofruesi më i mirë i media inteligjencës në tregun mediatik shqiptar”

Të drejtojmë tregun e media inteligjencës, sepse kuptojmë strategjinë e marketingut dhe PR. Ne e dimë se vetëm të dhënat nuk janë të mjaftueshme prandaj IDRAMEDIA analizon këto të dhëna duke siguruar konkluzione kuptimplota për klientët.

“Ne e bëjmë monitorimin e medias të lehtë dhe u japim kuptim të dhënave mediatike në mënyrë që klientët të mund të zbatojnë me sukses planet e tyre të reklamimit dhe PR, dhe të përmirësojnë rezultatet e tyre të biznesit”

Detyra e IDRAMEDIA është të thjeshtojë procesin e monitorimit, të zgjidhë me lehtësi dhe me shpejtësi çdo kërkesë të klientit dhe të shikojë drejt rezultateve të klientëve. Ne bëjmë më shumë sesa mbajmë vëmendjen në media: ne identifikojmë dhe raportojmë çdo detaj që ka një ndikim në rezultatet e biznesit të klientëve.

AVANTAZHET E IDRAMEDIA

  • Eksperienca. Mbi 14 vjet experiencë në kërkime tregu dhe rreth 8 vjet experiencë në monitorim mediash dhe inteligjencë mediatike
  • Standarte Ndërkombëtare. Njësi e IDRA Research & Consulting, IDRAMEDIA është anëtare pranë ESOMAR
  • Paanshmëri. Agjensi monitorimi e pavarur dhe pa asnjë konflikt interesi me agjensi publicitare apo PR në Shqipëri.
  • Portal Online. Shërbim që krijon lehtësi dhe mundësi të panumërta të përpunimit dhe analizimit të të dhënave dhe të monitorimit të mediave
  • Oferta të arsyeshme. Ofrojmë çmimet më të mira në treg duke operuar në mënyrë eficente
  • Mbulim i gjerë. Ofrojmë mbulimin më të madh të mediave dhe mediumeve të monitoruara në Shqipëri
  • Hulumtime për efektivitetin e fushatave ne treg. IDRAMEDIA së bashku me TELEMETRIX ofrojnë analiza të impaktit të fushatave publicitare për shikueshmërinë televizive

Cfare ofrojmë

  • Verifikimi i Media Planit. Kur duhet të jeni të sigurt që të gjitha spotet, logot, pop-ups ose njoftimet tuaja shfaqen / publikohen sipas planit, IDRAMEDIA është për t’ju siguruar prova, për të kapur çdo ndryshim të vogël, dhe për të siguruar që këto ndryshime në media plan janë të mirë dokumentuara.
  • Raporte konkurruese. Ato ndryshojnë në shtrirje dhe format, por në përgjithësi përfshijnë të dhëna të bazuara në sektor që ofrojnë një panoramë të plotë të tregut të reklamës e shprehur në matës të ndrysshëm si koha e transmetimit, shpenzimet, numri i shfaqjes të reklamave, koha e transmetimit, kohëzgjatja, pjesë  e fundjavës, vendosjet në kategorinë premium, etj.
  • Raporte ditore. Kur keni nevojë për dokumentacion të menjëhershëm për televizionin tuaj, konkurrentët tuaj, reklamat në gazeta ose radio, IDRAMEDIA regjistron dhe ju dërgon videon, imazhin ose regjistrimin audio në kohë të shpejtë.
  • Njoftime dhe lajmërime. Ne dërgojmë lajmërime dhe njoftime për klientët tanë menjëherë në rastet e ngjarjeve, lajmeve apo reklamave relevante. Lajmërimet dërgohen me e-mail, SMS ose Skype, në varësi të preferencës së klientit.

IDRAMEDIA jep tregues të performancës reklamuese që janë të dobishme për klientët, të cilët dëshirojnë të përmirësojnë strategjitë e tyre të mediave dhe të rrisin efektivitetin e fushatave të tyre reklamuese. Treguesit kryesorë përfshijnë:

  • Numri i shfaqjeve të reklamave
  • Koha e transmetimit / Vendosja e reklamave
  • Gjithsej koha /hapësira e transmetimit të reklamës
  • Shpenzimet
  • Prania në Prime Time
  • Ndarja gjatë ditës
  • Pjesë e fundjavës
  • Vendosje në kategorinë Premium
  • Spote pa pagesë vs. Sponsorizime

Klientët tanë punojnë me ne për të matur reklamat televizive, fushatat mediatike, për të analizuar tendencat e reklamave, për të fituar njohuri për përmbajtjen kreative, për të vlerësuar shpenzimet, për të kuptuar reklamat e konkurrentëve dhe për të identifikuar mundësitë më të mira për shpenzimin e buxheteve të reklamave.

Tradicionalisht i njohur si Press Clipping, ky shërbim shtrihet tani në TV dhe Media Online përveç gazetave dhe revistave. Ky shërbim u sjell klientëve njoftime, lajme, intervista dhe artikuj që mbulojnë tema, fjalë kyçe dhe markat që lidhen me klientin ose me konkurrencën. Ky shërbim është i vlefshëm për departamentet e PR, zëdhënësit dhe menaxherët e komunikimit. Treguesit kryesorë të performancës që kapen nga IDRAMEDIA përfshijnë:

  • Mbulimin total të kohës / hapësirës
  • Pjesën e mbulimit të kohës / hapësirës
  • Numri i raporteve / artikujve të rinj (njoftime)
  • Numri i raporteve/artikujve të rinj të dedikuara (njoftimet për shtyp)
  • Raporti i tekstit vs shfaqjes së markës / tekst vs foto
  • Numri i gazetave
  • Ekuivalenca e vlerës së reklamimit
  • Toni i zerit

IDRAMEDIA ka përhapur një metodë origjinale për matjen e preferencave të publikut lidhur me kanalet mediatike dhe në veçanti përmbajtjen e saj. Rezultatet e sjella janë tregues të vlefshëm të lidhjes emocionale të shikuesve me përmbajtjen dhe si rrjedhojë një parashikues i besueshëm i efektivitetit të fushatës reklamuese dhe marrëdhënieve me publikun. Rezultatet cilësore mund të përdoren për:

  • Planifikimin e fushatave mediatike
  • Negociatat për blerjen e mediave
  • Vlerësime pas blerjes
  • Analiza konkurruese

Përveç kësaj, në bashkëpunim me Telemetrix sh.a, IDRAMEDIA ofron matje të audiencës profesionale televizive.

Për klientët që kërkojnë njohuri të thelluara të aktiviteteve mediatike dhe informacioneve konkurruese, ne përgatisim raporte të veçanta që matin performancën e sektorëve dhe kompanive të caktuara. Këto raporte janë të rëndësishme për planifikimin, raportimin vjetor dhe për projektimin e strategjive të ardhshme mediatike.

  • Analizë për kanalet e ndryshme të komunikimit
  • Prania në media
  • Analizë e kostos së reklamave dhe fushatave PR